Urimi i Shqipërisë për ditën e Pavarësisë, nis pajisja me karta identiteti për shqiptarët e Kosovës

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 17:19 | Aktualitet
Urimi i Shqipërisë për ditën e Pavarësisë, nis

Arita dhe Kushtrimi kanë një arsye krejt të veçantë për t’u gëzuar në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata morën kartën e identitetit shqiptare.

Të kesh në dorë një kartë identiteti njësoj të njëjtë me shtetasit e Shqipërisë do të thotë shumë-shumë për ta.

Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat merret përmes e-Albania. Ministri i Brendshëm ndërsa po u dorësontekartat theksoi lehtësitë e krijuara dhe procedurat e thjeshtuara pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama ju uroi përmes një videoje të gjithë shqiptarëve “Gëzuar ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”.

Homologes Vjosa Osmani, kreu i shtetit Ilir Meta i shprehu vlerësimin për Kosovën si kontribuuese aktive e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.

“17shkurti është frymëzim për më shumë unitet dhe devotshmëri për një Kosovë më të begatë dhe europiane”, ishte thirrja e tij.

Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryetarja e Kuvendit tonë Lindita Nikolla e siguroi për Shqipërinë në krah të Kosovës në përballimin e sfidave të saj, integrimin euroatlantik dhe rritjen e njohjeve ndërkombëtare”.

“Ëndrra e bukur e Lirisë është sot demokracia më e gjallë e rajonit’’, ishte vlerësimi kryedemokratit Lulzim Basha në këtë 14 vjetor të pavarësisë, ecim vëllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos