Pa koment: Uragani Ida shkatërron gjithçka që i del përpara

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 10:49 | Aktualitet

Mbi 1 milion persona kanë mbetur pa energji elektrike në Luiziana dhe Misisipi, SHBA, ndërsa raportohet edhe për 1 të vdekur, pasi uragani Ida shkaktoi përmbytje, kaos dhe shkatërrim në shtetin jugor. Era e fuqishme, me shpejtësi deri në 265 km/h ka shkatërruar banesa të tëra, ndërsa “syri” i uraganit të kategorisë së katërt ka arritur deri në 27 km diametër. Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këto dy shtete, duke liruar kështu fondet e emergjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos