Pa mëshirë, bombardimet e frikshme të Izraelit ndaj militantëve palestinezë

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 17:53 | Bota

Ushtria izraelite ka publikuar disa momente nga sulmet e fundit ajrore mbi Gaza, të cilat kishin sërish si objektiv bazat e militantëve të xhihadit islamik.

Menjëherë erdhi dhe reagimi i palestinezëve të cilët nisën të lëshonin raketa drejt territorit izraelit, çka detyroi qindra banorë të shkonin në vendstrehime.

Ushtria deklaron se synimi i saj ishte pikërisht që të shkatërronte këto baza të militantëve të cilat janë një kërcënim permanent për qytetarët izraelitë.

Deri në këto momente raportohet për një person të vdekur dhe një të plagosur, teksa bilanci mund të rritet dhe më tej.

Të martën, Izraeli ndërmori një tjetër sulm në Gaza gjatë të cilit u vranë 12 persona, 3 prej të cilëve ishin drejtues të lartë të grupit Xhihadi Islamik. (A2 Televizion)

https://youtu.be/xs9Lv0T3duo

A2 CNN Livestream

Latest Videos