Pa shërbim urgjence, Maliq, 65 mijë banorë vetëm me dy mjekë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 12:57 | Aktualitet
Pa shërbim urgjence, Maliq, 65 mijë banorë vetëm me dy

Banorët e bashkisë së Maliqit, e cila numëron një popullsi prej 65 mijë banorësh, prej vitesh vuajnë mungesën e mjekëve në turn të dytë dhe të tretë. Çka do të thotë se për çdo emergjencë shëndetësore gjatë orëve të natës, ata duhet t’i drejtohen spitalit të Korçës.

Kjo mangësi ka bërë që banorët e kësaj bashkie, në mungesë të mjekut në raste urgjencash shëndetësore të marrin vetë ilaçet sipas rekomandimeve të farmacistëve. Situata pranohet edhe nga vetë drejtuesja e qendrës shëndetësore të Maliqit, e cila shprehet se shërbimi shëndetësor në këtë bashki mbulohet vetëm nga dy mjekë.

Shqetësimi i banorëve ka shkuar në instancat përkatëse, por deri më sot nuk ka pasur një vendimmarrje që ky shërbim të plotësohet me mjekët e nevojshëm. Deri sa kjo situatë të marrë zgjidhje, banorët, përveç emergjencave shëndetësore duhet të bëjnë llogari edhe transportin deri në spitalin e Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos