Padia ndaj ambasadorit Soreca, reagon KE: Akuza të pabaza, fushatë kundër delegacionit të BE në Shqipëri

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 13:52 | Aktualitet
Padia ndaj ambasadorit Soreca, reagon KE: Akuza të pabaza, fushatë

Këshilli i Bashkimit Europian i ka konsideruar dezinformuese akuzat e bëra nga Aleanca për Teatrin, në drejtim të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano thotë se liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca.

"Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër Shefit të delegacionit të BE në Tiranë. Më duhet të them se pretendimet dhe iniciativat nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri sollën kundër shefit të delegacionit janë të pabazuara dhe dezinformuese. Ambasadori Luigi Soreca, shefi ynë i Delegacionit, ka mbështetje dhe besim të plotë dhe të palëkundur nga udhëheqësit kryesorë të Komisionit Europian dhe @eu_eeas për punën e madhe që ai po bën në terren në interes të Bashkimit Europian, për marrëdhëniet Europë-Shqipëri dhe në interes të popullit shqiptar.

Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë në vend që të mbështesin zbatimin e vazhdueshëm të reformave në drejtësi: sepse përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në ndjekjen e reformës gjyqësore dhe vetingun e gjyqësorit po japin tashmë rezultatet e para të prekshme dhe ato nuk mund të zhbllokohen ose ngadalësohen.”, tha Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos