Padia si “gozhdë” në gjykatë. Marrëveshje mes aleatësh, po mes demokratësh çfarë ndodh?

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 22:05 | Politikë
Padia si “gozhdë” në gjykatë. Marrëveshje mes

Sali Berisha po firmos marrëveshje me aleatët, ndërkohë që ende nuk ka dritë jeshile për sukses negociatash me demokratët. Por, nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, deklaroi në “Intervistën” e kësaj të premteje me Merita Haklajn, se ka një ndryshim të pozicionit të tyre në raport me 6 marsin, gjykatën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Në 11 dhjetor 2021, në Kuvendin e saj historik, PD-ja miratoi dhe futi në statut primaret. Kjo normë, si i gjithë statuti, është pranuar me vendim gjykate. Ka një vendim gjykate që është sot në fuqi. Mes një vendimi gjykate dhe një padie që e kundërshton, ajo që ka peshë është vendimi i gjykatës. Padia duhet të provohet. Peng mund të të mbajë dhe një “gozhdë”, por kjo nuk do të thotë që “gozhda” ka të drejtë në raport me pjesën tjetër. Gjëja më e thjeshtë për të shkuar shpejt drejt mbylljes së plagës është tërheqja e padisë”, tha Bylykbashi.

Në lidhje me listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore, Bylykbashi tha: “Ajo është marrëveshje për një aleancë politike, nuk është marrëveshje koalicioni zgjedhor. Marrëveshja e djeshme nuk shkon në KQZ. Kemi ende kohë për të parë kush janë instrumentat që na maksimalizojnë votën”.

Sa i përket situatës brenda Partisë Demokratike, nënkryetari demokrat theksoi: “E rëndësishme është që ne t’i ofrojmë shqiptarëve një PD që bashkohet maksimalisht rreth parimeve, vlerave dhe objektivave të veta politike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos