Të hënën, 31 mijë maturantë në provim, Shahini: Faza finale e maratonës

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 18:20 | Aktualitet
Të hënën, 31 mijë maturantë në provim, Shahini:

Rreth 31 mijë maturantë çelin të hënën sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore. Nesër nis me lëndën e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe 18 qershor, provimi i lëndës me zgjedhje.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë maturantët. Fillimisht, ajo shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor:

"Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohe të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse. Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!", shprehet ajo ndërsa uron maturantët për provimet:

"Tashmë jemi në atë "fazën finale të maratonës" për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos