Tifozët e boksit mbushën me “meme” rrjetet sociale pas zhgënjimit që pësuan nga përballja mes Floyd Mayweather dhe “youtuber”-it Logan Paul.
Ndeshja zgjati 8 raunde, por nuk pati aspak grushtim të vërtetë në të.
Tifozët që kishin paguar për eventin thonë njëzëri se nuk u zhvillua një ndeshje boksi, por thjesht disa seanca përqafimi në ring.
“Paguam për të parë se si përqafohen dy burra. Nuk pamë boks, pamë përqafime”, shkruan një komentues në Twitter. (A2 Televizion)