Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1 ishte një garë e “çmendur” me pilotin e Red Bull, Sergio Perez, i cili triumfoi në fund, duke arritur suksesin e dytë në karrierën e tij.
Red Bull u gëzua suksesit të Perez, por mund të kishte marrë edhe më shumë nga kjo garë, duke qenë se Max Verstappen kryesonte garën dhe 5 xhiro nga fundi iu përmbys gjithçka pas problemeve me gomat duke humbur kryesimin.
Për rreth 45 minuta gara u ndërpre dhe kur kishin mbetur edhe 2 xhirot e fundit vjen edhe një tjetër befasi, këtë herë me protagonist kampionin në fuqi. Hamilton doli nga pista dhe përfundoi në vendin e fundit.
Ndërkohë, menjëherë pas Perez në finish mbërriti Sebastian Vettel, ish-piloti i Ferrarit, i cili këtë sezon drejton një makinë Aston Martin. I treti në podium u ngjit Pierre Gasly me Alpha Tauri. Charles Leclerc i Ferrarit u rendit i katërti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz vetëm i teti. (A2 Televizion)