Ferrari po rikthehet. Po rikthehet edhe piloti i saj Charles Leclerc i cili, pas traumës e një pole position të fituar në pistë por të munguar në garën e vendlindjes së tij Montecarlo, ku u penalizua për shkak të një problemi teknik, ka treguar që ai dhe “e kuqja” e Formula 1 ka potencial për t’ ia bërë jetën të vështirë Hamiltonit dhe Varstappen.
Në cirkuitin urban të Baku në Azerbajxhan, Leclerc arriti xhiron më të shpejtë në 1’41”218, ndërkohë kampioni i Botës në Mercedes ndjek me 1’41”450 dhe Verstappen i Red Bull me 1’41”563. I pesti ferraristi tjetër Carlos Sainz, i përfshirë edhe në një aksident.

Renditja e kualifikimeve zyrtare në Baku:
1. Leclerc (Ferrari) 1’41”218
2. Hamilton (Mercedes) 1’41”450
3. Verstappen (Red Bull) 1’41”563
4. Gasly (AlphaTauri) 1’41”565
5. Sainz (Ferrari) 1’41”576
6. Norris (McLaren) 1’41”747
7. Perez (Red Bull) 1’41”917
8. Tsunoda (AlphaTauri) 1’42”211
9. Alonso (Alpine) 1’42”327
10. Bottas (Mercedes) 1’42”659
11. Vettel (Aston Martin) 1’42”224
12. Ocon (Alpine) 1’42”273
13. Ricciardo (McLaren) 1’42”558
14. Raikkonen (Alfa Romeo) 1’42”587
15. Russell (Williams) 1’42”758
16. Latifi (Williams) 1’43”128
17. Schumacher (Haas) 1’43”158
18. Mazepin (Haas) 1’44”238
19. Stroll (Aston Martin)
20. Giovinazzi (Alfa Romeo) (A2 Televizion)