
Anadolu Efes Instanbul janë kampionët e rinj të Euroligës, turneut më të rëndësishëm të basketbollit europian, i cili u rikthye pas një viti të anuluar për shkak të pandemisë.
Skuadra kampione e Turqisë arriti të mundë Barcelonën, pas një finaleje spektakolare, e cila u mbyll në shifrat e ngushta 86-81.
Me 25 pikë të shënuara, basketbollisti Vasilije Miçiç u shpall lojtari më i mirë i “Final Four”, lojtari serb i cili prej sezonit të ardhshëm do t’i bashkohet Oklahoma City Thunder në NBA.
Barcelona e yllit Po Gasol po shpresonte të rikthehej te ky titull që mungon prej vitit 2010, por Euroliga e Basketbollit shkoi në duart e Andalu Efes, që e fiton këtë titull për herë të parë. (A2 Televizion)