Pak momente para vrasjes, Marius Dema luan me pistoletë. 27-vjeçari i kërkon ta largojë

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 14:40 | Kronikë
Pak momente para vrasjes, Marius Dema luan me pistoletë. 27-vjeçari

27-vjeçari Mehmet Qema prej disa orësh qëndronte në shoqërinë e miqve të tij, ndërsa Marjus Dema shihet në video që mban pistoletën në dorë dhe e drejton disa herë te tavolina ku ishin grumbulluar me shoqërinë.

Grupi i shokëve qëndronin në një lokal në zonën e 5 Majit. Edhe pse vetë 27-vjeçari nga Hasi i kërkon disa herë të largojë pistoletën, pak momente më pas Dema e qëllon me një plumb në gjoks. Ndonëse i riu u dërgua në spital, plumbi i mori jetën. Burime pranë policisë thanë se edhe pse 28-vjeçari Dema akuzohet se ka kryer vrasje me dashje, pas rindërtimit të skenës së ngjarjes nuk përjashtohet që mund të ketë ndodhur nga pakujdesia, pasi mes tyre nuk ka konflikt.

Marjus Dema u vetëdorëzua në polici mesditën e së martës, ndërsa policia arrestoi dhe një prej të shpallurve në kërkim për fshehje krimi dhe zbulimin e së vërtetës.

Mehmet Qema ishte një person që në rrethin e tij të ngushtë të miqve kishte edhe personazhe publike. Nga fotot në rrjete, ai shihet nën shoqërinë e disa prej këngëtarëve, ndërsa ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha klipet e reperit Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos