Vrasja e Mehmet Qemës në kryeqytet, dorëzohet autori i dyshuar

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 10:33 | Kronikë

Personi i dyshuar si vrasësi i 27-vjeçarit, Mehmet Qema, në Tiranë është vetëdorëzuar sot te forcat e policisë.

Video tregon momentet e fundit para vrasjes

Bëhet fjalë për shtetasin Marjus Dema, 28-vjeçar, që njihej si mik i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në rrugën “5 Maj”, dhe sipas të dhënave viktima u vra me armë zjarri.

Ndërkohë një video tregon momentet e fundit të Qemës, i cili shoqërohet miqësisht me të akuzuarin Dema në një lokal në afërsi të vendngjarjes.  Mendohet se shkaku i vrasjes mund të jetë për arsyeje banale, por nuk përjashtohet edhe një veprim aksidental. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=o-phxd14LPY

A2 CNN Livestream

Latest Videos