Paketa anti KÇK/ Pasuritë e sekuestruara, "ligjet" miratojnë ndryshimet

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 13:24 | Politikë
Paketa anti KÇK/ Pasuritë e sekuestruara, "ligjet"

Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti kriminal.

Rovena Voda, zv/ministre e Brendshme, tha: “Në vitin e fundit, Policia e Shtetit ka sekuestruar asete kriminale me vlerë 91 milionë euro. Kjo nuk ka të krahasuar me 1 milion euro që u sekuestruan në 2013. Por, nga 91 milionë euro gjykata la në sekuestro vetëm 30 mijë euro”.

Ndonëse akti u votua, opozita ngriti shqetësime mbi prekjen e të drejtave të njeriut. Por, sipas kreut të komisionit, Ulsi Manja, akti ka natyrë administrative dhe civile dhë në çdo rast është gjykata ajo që vendos: “Nuk bie ndesh me ligjin antimafia, nuk e pengon ligjin antimafia, nuk e pengon zbatimin e Kodit Penal, por është ligj me efekt parandalues që synon masa administrative me karakter personal dhe pasuror”.

Në votim u miratua edhe kalimi i pasurive të sekuestruara nga Ministria e Financave tek Ministria e Brendshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos