Jo vetëm politika, por edhe media i ka drejtuar sytë nga Gjykata Kushtetuese, ende jo funksionale. Gazetarët paralajmërojnë se do të ankimojnë 2 projektligjet e qeverisë të njohura ndryshe si paketa-anti-shpifje, në këtë gjykatë, nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga miratimi i tyre në 18 dhjetor.
“Votat dhe forca e kartonëve janë ato që vendosin, por ne do të përpiqemi që ta kundërshtojmë. Në momentin që do të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese do përpiqemi ta ankimojmë, qoftë me deputetë nga Kuvendi, apo mekanizëm tjetër”, u shpreh Mimoza Koçiu.
Ndërsa diskutimet në 3 komisionet në Kuvend vazhdojnë, deputetët e mazhorancës thonë se drafti do të ndryshohet.
Organizmat ndërkombëtarë, përfshirë OSBE e BE e quajnë të pakuptimtë nxitimin për të miratuar 2 draftet të cilat po kritikohen masivisht. (A2 Televizion)