Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se të enjten do të mblidhet për të marrë disa vendime në lidhje me transferimet e disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas ngritjes së SPAK, por edhe të ish-Prokurores së Përgjithshme Arta Marku.
Kështu, në mbledhjen e programuar për t’u zhvilluar mesditën e të enjtes, do të merret edhe vendimi për emërimin e Arta Markut si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. (A2 Televizion)