Paketa anti-shpifje, sot miratohet nen për nen ligji i kundërshtuar fort

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 08:29 | Aktualitet
Paketa anti-shpifje, sot miratohet nen për nen ligji i kundërshtuar

Në Komisionet për Edukimin, Veprimtaritë Prodhuese dhe atë për Çështjet ligjore, bëhet sot miratimi nen për nen dhe kalimi në seancë plenare i ligjeve të paketës anti-shpifje.

Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë.

Në një kohë kur Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, sipas tyre, nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.

Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë, pedagogë të Gazetarisë dhe Juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos