Paketa antishpifje, Balla depoziton në Kuvend disa amendamente që ndryshojnë draftin e miratuar mbrëmë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 18:41 | Politikë
Paketa antishpifje, Balla depoziton në Kuvend disa amendamente që

Kryeministri Edi Rama tha se paketa antishpifje do të kalojë për votim të mërkurën në Kuvend, pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të marrë në konsideratë sugjerimet e OSBE.

Por, A2 ka mësuar se numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka depozituar në Kuvend disa amendamente që ndryshojnë draftin e miratuar mbrëmë në Komisionin e Medias.

Një nga pikat më të debatuara, ku OSBE sugjeron që pagesa e gjobave nga ana e mediave të bëhet vetëm pasi të jetë shprehur gjykata, mund të jetë një nga amendamentet e dërguara në Kuvend nga Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/17/paketa-anti-shpifje-rama-ne-bashkepunim-me-osbe-hyn-per-miratim-ne-parlament/

A2 CNN Livestream

Latest Videos