Zgjedhjet e 14 majit, Meta: S’ka mekanizëm që ndalon kandidatët e primareve, Berisha vula e gjallë e PD-së

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 13:58 | Politikë
Zgjedhjet e 14 majit, Meta: S’ka mekanizëm që ndalon

Me këtë deklaratë, Ilir Meta tregoi edhe njëherë që është në krah të aleatit të tij, Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë ka konfirmuar se me logon e partisë së tij do të regjistrojë të gjithë kandidatët e dalë nga procesi i Primareve, duke treguar besnikëri në marrëveshjen e firmosur pak javë më parë me Sali Berishën.

Kandidatët nuk janë të Sali Berishës, janë të primareve. Një proces historik që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë, i aplikuar me guxim dhe kurajo në një shtet që qeveriset nga mafiozët, që të vetmin qëllim ka korruptimin e opozitës dhe përdorimin e shtetit në mënyrë antikushtetuese kundër opozitës. Procesi i primareve tashmë ka nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës dhe as demokratëve, por qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mekanizma, hile dhe poshtërsi që i ndalon superkandiatët të regjistrohen dhe të jenë fitimtarë në datën 14 maj", tha Meta

Edhe për sa i përket këshilltarëve bashkiak, mekanizmi do të jetë i njëjtë ku kandidatët e PD do të jenë brenda listës së Partisë së Lirisë.

“Kemi një marrëveshje historike me Partinë Demokratike, për sa i takon dhe çështjes së këshillave dhe shndërrimit të tyre në tribuna që jo vetëm flitet për qytetarët, por ku do vinë vetë qytetarët të flasin. Të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”.

I pyetur se pse Berisha nuk po shpall koalicion me PL dhe po kërkon dhe aleatë të tjerë, Meta u përgjigj prerë: “Frika dhe Berisha nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.

Meta pohoi se me Berishën është në komunikim të vazhdueshëm, duke u konsultuar me të për çdo lëvizje për zgjedhjet e 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos