Pako të dyshimta, evakuohen konsullatat në Australi

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 13:17 | Bota

Disa konsullata te huaja ne Kanberra dhe Melburn të Australisë, u evakuuan pas gjetjes së pakove të dyshimta.

Mes selive të prekura janë ato të Greqisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, Francës, Italisë e Gjermanisë. Policia federale tha se pakot ku ishte shkruar ‘asbest’, dhe rrethanat e dërgimit të tyre po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Sipas policisë së Melburnit, incidentet lidhen me shënjestra të caktuara dhe nuk kanë ndikim për komunitetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos