Pakti për “detin”, Meta: Prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Rama

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 14:31 | Politikë
Pakti për “detin”, Meta: Prej vitesh nuk kam marrë

Në konferencën, e kësaj të hëne, për mediat, presidenti Meta u pyet edhe për çështjen e detit me Greqinë, duke qenë, se të martën, në Tiranë zhvillon një vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm i Greqisë.

Presidenti u pyet nga gazetarët nëse do t’i japë Ramës plotfuqishmërinë për të negociuar me Greqinë. “Besoj se Rama e ka marrë përgjigjen me kohë. Përgjigjet e mia kanë qenë bashkëpunuese dhe transparente.

Prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për kërkesat e mia zyrtare, shtetërore, për këtë çështje, nga ana e kryeministrit. Kjo është një çështje që kërkon bashkëpunimin e autoriteteve brenda vendit dhe nuk është një çështje që mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëve për të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri. Ky është problemi më i madh që ka Shqipëria, sot”, u shpreh Meta.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias, gjatë vizitës së tij në Tiranë ku në fokus pritet të jenë çështjet e mbetura ende të pazgjidhura mes dy vendeve, por edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, në orën 16:00, të së martës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos