Pallati që “fundosi” Vangjush Dakon, nga 5 kate u bë 11

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 19:18 | Kronikë

A2 CNN ka mundur të sigurojë imazhet e mëhershme të pallatit të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 që çoi në pranga ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Për dhënien e lejes së ndërtimit për këtë pallat, SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes tyre ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Planifikuar për t’u ndërtuar me 5 kate, pallati u ndërtua me 11 të tilla, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga lëkundjet e forta sizmike.

Kanë qenë banorët, që e kanë denoncuar rastin në SPAK pas protestave të vazhdueshme si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit.

Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos