Paloka hedh poshtë ftesën e Alibeajt: Futemi në koalicion

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 12:22 | Politikë
Paloka hedh poshtë ftesën e Alibeajt: Futemi në koalicion

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka hedhur poshtë ftesën e Enkelejd Alibeajt, për të dalë me kandidat  të përbashkët me Rithemelimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediat, Paloka e cilësoi këtë hipokrizi dhe tha se e gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar opozitën.

“Që kur del nga goja e Alibashëve nënkuptohet që është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar këtë, vulën ua jep Rama. Janë hapur bashkëpunëtorë të Ramës dhe tani partitë propozojnë bashkëpunim me PD-në.

E gjithë kjo është pjesë e lojës së Ramës për të shkatërruar PD-në dhe opozitën shqiptare, këta janë bashkëpunëtorë dhe shërbëtorë të Ramës në këtë lojë.

Si papritur këta pranojnë kandidatët e primares dhe kur bëheshin negociatat nuk i njihnin primaret. Është hipokrizi për ta dëmtuar PD-në në zgjedhje për të cilat tentuan ta linin jashtë në zgjedhje”.

Paloka theksoi se janë në negociatat me partitë e tjera opozitare për të hyrë në koalicion në zgjedhje.

“Janë të gjitha partitë që kemi pasur koalicion, po bisedohet edhe me partitë e tjera të koalicionit. Sipas formulës që ka Kodi zgjedhor do të duhet të gjejmë formulën optimale për koalicionin”.

Ndërkohë, Agron Duka ka pohuar për A2 se Partia Agrare Ambientaliste që ai drejton do futet me listat e veta për këshillat bashkiak në zgjedhjet e 14 majit, por aty ku partia e tij ka ndikim do të mbesin kandidaturat e Berishës për kryetar bashkie.

Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe Fatmir Mediu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/06/kandidatet-e-pd-ngrihet-grupi-per-gjetjen-e-gjuhes-se-perbashket-me-rithemelimin/
https://a2news.com/2023/03/06/alibeaj-mbledh-grupin-parlamentar-jep-porosite-e-para-dhe-hap-dyert-per-bashkepunim/
https://a2news.com/2023/03/05/vendoret-2023-pd-vendos-te-shkoje-ne-zgjedhje-ne-koalicion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos