Shefi i shtabit elektoral për Durrësin të Partisë Demokratike, Edi Paloka, doli për një prononcim të shkurtër ku u deklarua i bindur për fitoren e bindshme të koalicionit të drejtuar nga partia e tij në Durrës dhe jo vetëm.
“Sapo kemi përfunduar analizën e projeksioneve për Durrësin, dhe kjo është një fitore e madhe për Durrësin, për Shqipërinë është momenti që e projekton të ardhmen tonë, dhe është ora të falënderojmë ata që sakrifikuan”.
Paloka shtoi se ishte i bindur “që edhe numërimi do të jetë i rregullt, sipas të gjitha procedurave, dhe në fund që kjo fitore do të konfirmohet”. (A2 Televizion)