Pamjet e aksidentit në Shkodër-Lezhë, të përfshirë edhe fëmijë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 19:18 | Kronikë

Janë tmerruese pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Mabë, ku raportohen tashmë 7 të plagosur.

Janë përfshirë automjeti tip "Volkswagen" me drejtuese shtetasen A.L.,banuese në Tiranë, automjeti tip "BMW" me drejtuese shtetasen E.R.,banuese në Tiranë ,automjeti tip "Landrover" me drejtues shtetasin A.L.,banues në Shkodër dhe automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin A.V.

Katër automjetet e përfshira tregojnë për një impakt të fortë, ku një nga mjetet ka përfunduar në fushat që ndodhen poshtë rrugës, dhe një tjetër është përplasur me një shtyllë.   

Në një nga automjetet e tjera, me targa italiane, ka dalë ndenjësja e një foshnje, që raportohet tek të plagosurit, të cilët janë transportuar në spitalet e Shkodrës dhe Lezhës. Tre të plagosur janë dërguar në Lezhë, katër në spitalin e Shkodrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/03/aksident-ne-aksin-shkoder-lezhe-4-te-plagosur-transportohen-ne-spital/

A2 CNN Livestream

Latest Videos