Të shtëna me armë brenda një lokali në Romë, vdesin tri gra, mes tyre shoqja e Giorgia Melonit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 11:43 | Bota

Tri gra, përfshirë edhe mikeshën e ngushtë të kryeministres së sapozgjedhur të Italisë, Giorgia Meloni, kanë mbetur të vrara si pasojë e të shtënave me armë në një nga kafenetë e Romës, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe katër persona të tjerë.

I dyshuar i të shtënave me armë është një 57-vjeçar, i cili tanimë është arrestuar, ndërsa sipas autoriteteve ai ka pasur disa konflikte me disa prej anëtarëve të bordit. Kjo pasi, në atë moment në kafe ka qenë edhe Luciana Ciorba, e cila është zëvendëspresidentja e Komitetit.

Sipas dëshmitarëve, autori hyri brenda në lokal duke bërtitur: “Do t’ju vras të gjithëve”, përpara se të qëllonte me armë. Menjëherë pas të shtënave, ai është lokalizuar nga klientë të tjerë në lokal, ndërsa më pas u arrestua nga karabinierët.

Kryeministrja Meloni ka publikuar edhe emrin e mikeshës së saj të ndjerë, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për Nicoletta Golisano. Ndërkohë, dy viktimat e tjera janë identifikuar si Elisabetta Silenzi dhe Sabina Sperandio.

Me anë të një postimi në Facebook, Meloni përveç se i ka shprehur ngushëllimet e saj familjes së mikeshës së saj Nicoletta, shkruan se ajo ishte e “bukur dhe e lumtur”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos