Pandemia dhe shëndetësia: Covid-19 “largoi” qytetarët nga spitale, synohet zbutja e këtij hendeku

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 15:56 | Aktualitet
Pandemia dhe shëndetësia: Covid-19 “largoi” qytetarët

Pandemia zgjeroi distancën mes qytetarëve dhe kujdesit shëndetësor. Përqendrimi i institucioneve kryesisht te menaxhimi i Covid-19 bëri që shumë pacientë të detyroheshin të shkëputeshin nga nevoja për trajtim.

Problematika, efektet e së cilës janë afatgjata pranohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Në dokumentin e publikuar, institucioni më i lartë shëndetësor angazhohet të zbusë hendeqet e krijuara mes pacientëve dhe kujdesit shëndetësor përmes një serie reformash të shtrira në tri vite, reforma qe vlerësohen të nevojshme dhe nga studiues te fushës së shëndetësisë.

Ne parashikimet e autoriteteve shëndetësore llogaritet qe brenda vitit 2025 të përfundojë testimi dhe modernizimi i rrjetit laboratorik publik në 10 spitale rajonale dhe bashkiake, të rriten kapacitet diagnostikuese. Po ashtu sistemit pritet t’i vijë në ndihmë edhe ngritja e tre Qendrave Rajonale të Ekselencës për ofrimin e kujdesit mbi sëmundjet akute ishemike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos