
Si kurrë më parë, Covid-19 ka kthyer vëmendjen e të gjithëve drejt shëndetit. Prej dy vitesh, laboratorët e analizave, klinikat mjekësore dhe farmacitë janë shërbimet më te frekuentuara nga qytetarët.
Por nëse kjo pandemi është “koha e artë“ për këto biznese, për qytetarët po ndodh e kundërta.
Për Anifen nga Tirana nuk mjaftuan shpenzimet deri në miliona lekë për kurimin e Covid-it. Pasojat e virusit i kanë lënë një faturë tjetër për të paguar.
Ashtu si koronavirusi, në këtë periudhë pandemie edhe farmacistët po kapin rekorde të reja shitjesh.
Por ndryshe nga fillimet e pandemisë sot kanë ndryshuar protokollet e mjekimit. Mjekët pranojnë se sot jepen më pak antibiotikë se më parë.
Mjekët kanë deklaruar se ky dimër do të jetë i vështirë për shëndetin e qytetarëve, por edhe për xhepat e tyre. Ndërsa për shërbimet e kujdesit shëndetësor do të jetë një tjetër stinë plot fitime.
Vetëm vitin e shkuar, të dhënat zyrtare tregojnë se janë importuar rreth 30 miliardë lekë preparate dhe medikamente, shifër e lartë në tri vitet e fundit. (A2 Televizion)