
Vijon të rritet me ritme të shpejta numri i viktimave dhe personave të rinj të prekur nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, me virusin që duket sikur është në pikun e tij në shtetin ishullor.
Autoritetet britanike të shëndetësisë raportojnë për 717 viktima në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar bilancin total të humbjeve të jetës nëpër spitalet e vendit në 11 329.
Rritje të madhe pësoi dhe numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri, i cili shënoi 4342 raste për një total prej 88 621 të infektuarish. (A2 Televizion)