Pandemia koronavirus, mjeku Ndrio: Sado masa të vendosen, nëse nuk zbatohen, nuk kanë efekt

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 10:46 | Aktualitet
Pandemia koronavirus, mjeku Ndrio: Sado masa të vendosen, nëse nuk

Mjeku i patologjisë klinike, Altin Ndrio, ishte i ftuar në emisionin "Dita jonë" në A2, ku foli rreth edicionit të dytë të “Takimit të mjekëve të Diasporës”, i cili ka temë kryesore pandeminë e koronavirusit.

Ndërsa bëri një krahasim të masave shtrënguese të vendosura nga autoritetet në Shqipëri dhe Portugali, ku ai jeton, Ndriu deklaroi se sado masa që të vendosen nëse nuk ka një ndërgjegjësim nga njerëzit dhe nëse nuk zbatohen, nuk do të kenë efekt.

“Me atë që kam ndjekur nga Shqipëria, autoritetet i kanë marrë masat e tyre. Unë mendoj se njerëzit duhet të kenë ndërgjegje të lartë. Nëse ne nuk i respektojmë masat sado që qeveria, ministria e Shëndetësisë i kanë vendosur atëherë nuk do të kenë rezultatet që priten. Duhet ndërgjegje nga ana e njerëzve. Ne jemi ata që e përhapim virusin. Duhet të përdorim maskat dhe të mbajmë distancë”, tha Ndrio. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos