Betohen në Presidencë ministrat Çuçi dhe Ekonomi

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 13:21 | Aktualitet

U zhvillua në Presidencë ceremonia e betimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Kreu i Shtetit u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministrit të Brendshëm, Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekonomi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoni, ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, zoti Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Presidenti i dekretoi emërimet e dy ministrave një ditë pasi kryeministri Rama i dërgoi propozimet dhe po në të njëjtën ditë, të enjten, Kuvendi votoi pro tyre. Rama i ka përshkruar të dy si bashkëpunëtorë të ngushtë kur njoftoi emërimet e tyre.

Çuçi mori postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, e cila u shoqërua me një varg protestash në disa qytete të vendit. Ai la kësisoj detyrën e ministrit të Bujqësisë, post të cilin e mori Ekonomi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/17/percarje-brenda-ps-per-ndryshimet-ne-qeveri-mimi-kodheli-voton-kunder-ndryshimeve-ne-kabinetin-qeveritar/
https://a2news.com/2020/12/17/cuci-minister-i-brendshem-kikia-ishte-surprize-zgjedhje-e-mencur-e-rames/
https://a2news.com/2020/12/16/dervishi-cuci-kandidatura-e-duhur-per-te-qetesuar-ujerat-rames-i-duhet-edhe-nje-minister-i-jashtem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos