“Pjesa më e madhe e personave të rrezikuar do të jenë vaksinuar brenda marsit”

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 16:52 | Bota
“Pjesa më e madhe e personave të rrezikuar do të jenë

Britania e Madhe do të nisë nesër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit, i cili do të fillojë me stafin mjekësor dhe personat më vulnerabël.

Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i qeverisë bëri me dije se brenda muajit mars pjesa më e madhe e personave të rrezikuar do të jenë vaksinuar nga koronavirusi.

Ai nuk konfirmoi që brenda vitit Britania do të ketë rreth 4 milionë doza të vaksinës së Pfizer, duke thënë se kjo gjë do të varet nga shkalla e procesit të prodhimit.

Personat që do t’i nënshtrohen vaksinës tashmë janë caktuar nga Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit.

Zëdhënësi i Johnson gjithashtu shtoi se numri i dozave do të rritet ndjeshëm nëse dy vaksinat e tjera për të cilat është kryer prenotimi do të marrin miratimin nga rregullatorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos