
E gjendur përballë numrit në rritje të personave të infektuar me Covid dhe rrezikut të shtuar në sajë të sezonit dimëror, qeveria e Kosovës njoftoi masat e reja që do jenë në varësi të vendeve dhe pranisë së virusit.
Por, ajo që ngjall interes është sistemi arsimor.
Sikurse, njoftoi mbrëmë kryeministri, Avdullah Hoti, semestri i parë do të mbyllet më 18 dhjetor për t’u hapur një muaj më pas.
Koha që do të merret nga ky semestër do të kompensohet në pushimet e pranverës, tha kryeministri, i cili iu kërkoi të gjitha komunave në vend që të marrin masat për të kufizuar lëvizjet e panevojshme gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)