
Kukësi, vijon të jetë në hartën e zonave të prekura nga COVID-19, me katër raste, ndërsa vijon hetimi epidemologjik me qëllim izolimin e kësaj vatre infeksioni.
Por rikthimi i virusit në Kukës, duket se nuk i ka trembur aspak qytetarët të cilët i kanë harruar plotësisht masat anti-covid.
Shqetësimi është ngritur edhe nga autoritetet lokale kur thonë se ka një neglizhencë të qytetarëve në zbatimin e masave. Qytetarët lëvizin të grupuar dhe pa maska mbrojtëse, duke mos zbatuar asnjë nga rregullat e përcaktuara për mbrojtjen nga virusi.
Ndërkohë, strukturat shëndetësore dhe policia e shtetit kanë intensifikuar kontrollet në tregje, markete, ambiente dhe institucione publike ndërsa qytetarëve iu është kërkuar të kenë kujdes dhe të mos neglizhojnë. (A2 Televizion)