Rezultoi dy herë negativ nga koronavirusi, 68-vjeçari ndërron jetë gjatë transportimit nga Spitali Infektiv

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 21:17 | Aktualitet
Rezultoi dy herë negativ nga koronavirusi, 68-vjeçari ndërron

Një 68-vjeçar, i cili rezultoi negativ për Covid-19 në të dyja testimet e bëra te Spitali Infektiv, ka ndërruar jetë nga një infarkt pasi po transportohej për në Gjirokastër.

Ministria e Shëndetësisë thekson se “një pacient 68-vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga Spitali Infektiv drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID-19 me dy tamponë negativë”.

“Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak”, lexohet në deklaratën e MSH-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos