Policia e Durrësit në zonën e plazhit, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Gjatë veprimeve të kryera u arrestuan shtetasit F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.
Për të dy këto subjekte u vendos dhe masa administrative që parashikohet sipas ligjit në fuqi. (A2 Televizion)