Pandemia në rajon, Kosova shenja përmirësimi, situatë e vështirë në Greqi

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 10:53 | Ballkani
Pandemia në rajon, Kosova shenja përmirësimi, situatë e

Kosova po kontrollon përhapjen e koronavirusit edhe pse shënoi një rritje të lehtë të rasteve të reja. Autoriteti Shëndetësor ka kryer 880 testime gjithsej, prej tyre 86 rezultuan pozitivë me Covid-19, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Institucionet në Kosovë kanë përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi, si e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit.

Situatë më e vështirë paraqitet në Serbi. Autoritetet kanë konfirmuar rreth 460 të infektuar me Covid-19, pjesa më e madhe e tyre gjenden në Beograd. Shtatë persona kanë humbur jetën në Serbi nga komplikacionet e shkaktuara nga koronavirusi i ri.

Shtim të raste të reja pati dhe në Maqedoninë e Veriut që raportoi 24 të infektuar në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e të prekurve në 201. Viktimat në këtë shtet janë 3. Autoritetet kanë investuar në shëndetësi duke blerë disa respiratorë që do të ndihmojnë në përballimin e pandemisë.

Ndërkohë, Greqia mbetet shteti më i goditur nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor. Shteti helen ka konfirmuar rreth 900 të infektuar dhe 27 viktima. Një shqetësim serioz i autoriteteve lidhet me kampet e emigrantëve, pasi nëse Covid-19 do të përhapet mes refugjatëve, bilanci i të prekurve dhe viktimave do të pësonte një rritje drastike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos