
Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, nga ku foli për situatën aktuale të pandemisë.
Zëvendësministrja u shpreh se jemi në një fazë të qëndrueshme të pandemisë, ndryshe nga vende të tjera të rajonit që kanë pasur rritje të rasteve të reja, përkeqësim të situatës.
Rakacolli u shpreh më tej se 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar dhe të infektuar për herë të parë.
“Jemi më mirë se vitin e kaluar dhe merita është e gjitha e vaksinimit. Treguesit e vërtetë janë rastet e rënda dhe aty e shohim këtë gjë. Ndikimi i vaksinimit po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Numri i të shkruarve në spital nuk ka qenë më shumë se 170 persona. Është një numër relativisht i qëndrueshëm. Shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, të infektuar për herë të parë”, u shpreh zëvendësministrja. (A2 Televizion)