Pandemia sipas studentëve, ekspozita më e re në kryeqytet

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 19:29 | Kulturë
Pandemia sipas studentëve, ekspozita më e re në kryeqytet

“Pandemia”. Ky është titulli i ekspozitës më të re në kryeqytet. Ndërsa skenat teatrale dhe kinemat mbeten të mbyllura, nuk ndodh kështu me galeritë dhe muzetë që kanë hapur dyert.

Ekspozita më e re në kryeqytet është ajo e 31 studentëve të arteve vizuale që kanë shfrytëzuar izolimin për të krijuar.

Një femër e përmbysur, një anije pa drejtim, fytyra të trishta e të përçudnuara janë disa nga imazhet që do t’ju përcillen si emocionet dhe revolta e këtyre të rinjve përgjatë izolimit.

Ekspozita që në hyrje ju pret me kafazin e izolimit është kuruar nga pedagogët Arben Bajo e Ardian Isufi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos