
U shua në moshën 55-vjeçare një nga shkrimtarët me të njohur spanjoll të viteve të fundit, Carloz Ruiz Zafon, autori i romanit “Hija e erës”, një nga sukseset komerciale më të mëdha të dekadave të fundit.
I lindur në Barcelonë, me një karrierë të pasur në fushën e reklamave, shkrimtari u bë i njohur fillimisht me romane për adoleshentë, ku spikat “Princi i Mjegullës”, i shkruar në 1993.
Zafon ishte një nga figurat më të spikatura të asaj letërsie që rrotullohet tek tema e librit të zbuluar, ku elementët fantastikë përzihen me temat policesk.
“Hija e erës” në 2001 e kishte ngjitur në rang botëror, me 15 milionë kopje të shitura, romani spanjoll më i shitur i dekadave të fundit, dhe Zafon kishte vijuar me romane të tjera që përbënin ciklin e quajtur Varreza e librave të harruara.
Prej vitesh shkrimtari ishte transferuar në Los Angeles, ku punonte si skenarist për filmat e Hollywood, por prej vitesh vuante nga problemet shëndetësore. (A2 Televizion)