
Me rastin e Krishtlindjes, Papa Françesku i ka dhuruar Romës 4 mijë tamponë për të diagnostikuar të pastrehët nga Covid-19. Këta janë marrë nga Papa si një dhuratë nga Sllovenia, e cila, falë angazhimit të Bamirësisë Apostolike, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë së Solidaritetit dhe San Gallicano Ifo, do të përdoren për të testuar të pastrehët në kryeqytetin italian.
Instituti i Mjekësisë së Solidaritetit shprehu falënderime të përzemërta për Papa Françeskun dhe për Konrad Krajewskin për gjithçka që bënë për të mbrojtur shtresat më vulnerabël, përfshirë diagnostikimin për Covid-19 dhe ka mundësuar pritjen në ambiente të dedikuara për njerëzit që ishin në rrugë. (A2 Televizion)