Parabolë me takë, goli spektakolar që nuk shërbeu për asgjë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 17:53 | Futboll

Haji Wright i Shteteve të Bashkuara të Amerikës realizoi një gol vërtet fantastik me takë, në një aksion model të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Holandës në 1/8-at e Kupës së Botës. Pas një pasimi të saktë të Pulisic nga djathta, Wright goditi topin me thembër, duke e dërguar me parabolë në rrjetë. Por kjo ishte e vetmja gjë e bukur e amerikanëve, të cilët u mundën 3-1 nga Holanda dhe i dhanë kështu lamtumirën Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos