Festimet në kujtim të 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore Kineze u festua në mënyre madhështore, dhe pjesë e ceremonialit ishte edhe parada ushtarake.
Këtë vit, ekspertët nga gjithë bota pikasën disa armë të reja që mund të shënojnë një kapitull të ri në modernizimin e ushtrisë kineze. (A2 Televizion)

JL-2 Raketa e gjeneratës së dytë për nëndetëse, që del për here të parë në publik. 
J-20. Aeroplani sulmues i gjeneratës së pestë që mendohet se do të rivalizojë F-35 amerikan. dhe Su - 57 ruse. 
W-8 – Një dron më i shpejtë se zëri, me një formë dhe përbërje që e bën shumë të vështirë kapjen nga radarët. Droni i tregon raketave të mëparshme objektivin që duhet goditur. 
Raketa DF-41- Ishte qershia mbi tortë e paradës në Pekin. Autoritetet ushtarake kineze thonë se kjo raketë ndërkontinentale tejkalon çdo tjetër, duke patur mundësinë të mbajë 10 bomba atomike deri në 15 mijë kilometra. 
G-11. Një tjetër dron i gjeneratës së re, i cili mund të armatoset me bomba lazer dhe raketa të vogla. 
DF-17. Kjo raketë, që zyrtarisht nuk ka kapacitet bërthamor, ka si karakteristikë shpejtësinë e saj përtej shpejtësisë së zërit si dhe lartësinë relativisht të ulët të trajektores, që e bën të vështirë për t’u kapur. 
Tanku tip 15. Një tjetër version i modernizuar i modelit 99, shquhet për manovrat më të lehta.
Galeria fotografike ( )
