Paralajmërimi i Metës: Ndëshkojmë këdo që përpiqet të prekë një vote

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 19:26 | Politikë
Paralajmërimi i Metës: Ndëshkojmë këdo që

Në konferencën e tij të përjavshme, Presidenti Ilir Meta kërcënoi se do të ndëshkojë këdo që do të përpiqet të prekë një votë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke e cilësuar procesin elektoral si kryekushtin për integrimin në BE. 

Zgjedhjet e 25 prillit janë kryekushti për t’u integruar në Bashkimin Europian. Me këtë qasje, Presidenti Ilir Meta doli përpara kamerave, duke kërkuar nga qytetarët shqiptarë të mos intimidohen nga përplasjet politike, duke i cilësuar si konflikte artificiale.

“Askush të mos intimidohet. Do të bëjmë çdo gjë që zgjedhjet të jenë plotësisht të ndershme dhe shpresoj që të gjithë të reflektojmë. Padyshim do të bëjmë çdo gjë për të ndëshkuar në mënyrën më të merituar cilindo që do të përpiqet jo thjesht të prekë një votë, por që do të përpiqet të largojë Shqipërinë nga Europa e Bashkuar”, tha Meta.

Presidenti lexoi në konferencën për shtyp disa pika të rezolutës së Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, e cila kërkonte nga Shqipëria disa detyra shtëpie përpara nisjes së bisedimeve për anëtarësim, mes të cilave është edhe ndëshkimi i autorëve të dosjes hetimore 184 dhe 339: “Këto dhe të tjera rrëzojnë çdo alibi të zëdhënësve të propagandës se fajin e ka Europa”.

Kreu i Shtetit nuk pranoi të komentonte kandidimet e reja në PS, si shefen e Infektivit, Najada Çomo apo inxhinieren Luljeta Bozo, duke kërkuar nga qytetarët të votojnë ata kandidatë që i përfaqësojnë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos