All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Paralajmërohen “skenarë ferri” në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 16:28 | Ballkani
Paralajmërohen “skenarë ferri” në mbrëmje
All - Paragraf - 1

Vijojnë protesta e partisë opozitare VMRO-DPMNE kundër qeverisë në Maqedoni të Veriut për të mos pranuar propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Manifestimit pritet që t’i shtohen shumë mbështetës gjatë mbrëmjes së sotme. Qeveria e Shkupit është informuar nga Ministria e Brendshme se sonte mund të ketë skena të shumta dhune, ndërsa flitet dhe për “skenarë ferri”.

https://a2news.com/2022/07/05/michel-ne-shkup-negociatat-nisin-ditet-e-ardhshme-nese-pranoni-propozimin-francez/
All - Paragraf - 3

Një informacion të tillë e konfirmoi vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës për protesta paqësore.

“Skenat e dhunës nuk i kanë hije një vendi anëtar të NATO-s”, u shpreh ai. Ndërkohë, ministria e brendshme e Maqedonisë së Veriut është përgatitur për protestat e sotme dhe ka gati një plan operativ për neutralizimin e personave të dhunshëm. Madje ka shtuar dhe prezencën policore pranë institucioneve të vendit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos