
“Pabarazia që rezulton nga modeli aktual i kapitalizmit po kërcënon demokracinë dhe mund të çojë në luftë”. Ky paralajmërim është bërë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të mbajtur në Organizatën Ndërkombëtare të OKB për Punën në Gjenevë.
Kreu i Elysee shtoi më tej se rënia e kapitalizmit ka nxitur pabarazitë sociale duke bërë që pasuria të jetë në duart e pak personave. Macron tha se kjo i bëri politikanët ekstremistë më tërheqës.
Presidenti francez kërkoi nga vendet anëtare të Organizatën Ndërkombëtare të Punës që të reagojnë me zgjidhje të shumta duke iu referuar dhe implementimit të propozimit për pagën minimale evropiane. (A2 Televizion)