
Të paktën 4 trupa të tjerë u nxorën nga ujërat e lumit Danub, pasi ekipet e shpëtimit ngritën anijen e vogël turistike që u mbyt në Budapest muajin e kaluar. Zhytësit hynë brenda anijes ndërsa një vinç lundrues e nxori atë në sipërfaqe.
Mjeti lundrues me turistë korenojugor u përplas nga një tjetër më i madh dhe u fundos. 20 persona raportohen të vdekur ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të humbur. Operacioni i shpëtimit nga ekipet hungareze dhe koreanojugore u pengua nga niveli i lartë i ujit në Danub.
Xhirime nga vendi i ngjarjes treguan teksa anija shfaqej gradualisht mbi ujë, ndërsa zhytësit vijuan kërkimet për viktima ende të bllokuara brenda. Mes trupave që u zbuluan të martën besohet të jetë edhe ai i kapitenit hungarez. (A2 Televizion)