Bodrumi nën shkallë që fshihte parcelën ku kultivohej kanabis në Shkodër

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 10:39 | Kronikë

Një sasi prej 139 kilogramësh kanabis, fidanë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit, janë sekuestruar nga policia në Shkodër pas finalizimit të operacionit të koduar "Jeran".

Për këtë rast, policia ka vënë në pranga shtetasen me iniciale M. V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, Gj. V., 55 vjeç.

Sipas policisë, çifti kishte arritur të krijonte një ambient të fshehtë në bodrumin e shtëpisë, ku hyrja ishte nën shkallë. Megjithatë, policia arriti të zbuloi ambientin ku kultivohej kanabis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos