Bëri kallëzim të rremë se i grabitën shtëpinë, pranga 32-vjeçarit

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 12:13 | Kronikë
Bëri kallëzim të rremë se i grabitën

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Tepelena për kallëzim të rremë, armëmbajtje pa leje dhe prodhim narkotikësh.

Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pasi më 27 nëntor, S.M. ishte paraqitur në ambientet e komisariatit të Tepelenës ku bëri një kallëzim se persona të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë me forcë një sasi prej 200 mijë lekësh.

Si rezultat i punës hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje. Në vijim të veprimeve, është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos