Parashikimi i motit: 16 maj 2021

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 08:14 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 16 maj 2021

Kthjellime e vranësira kalimtare mbizotërojnë të gjithë vendin gjate paradites, ndërsa në mesditë vranësirat shtohen në veri, duke sjellë momente të shkurtra me pika shiu në skajin veriperëndimor të vendit.

Pasditja fuqizon kthjellimet në vend deri vonë në mbrëmje kur sërish në veri do të ketë vranësira të shpeshta por jo shira.

Temperaturat e ajrit mbeten relativisht të freskëta gjatë mëngjesit ku minimumi do të shënojë 7-8 gradë në disa prej qyteteve malore, ndërsa një rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke ngjitur maksimumin në rang territori në 24-25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në bregdet nga drejtimi perëndimor deri pas mesditë kur era mbetet e lehtë deri mesatare, por drejtimi i erës bëhet jugor; dallgëzimi në brigjet detare gjatë gjithë ditës do të jetë 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos